IKShPK paralajmëron për rrezikun nga temperaturat e larta – këshilla për mbrojtje nga vapa

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke paralajmëruar rrezikun në rritje për dehidrim dhe probleme të tjera shëndetësore. Sipas institutit, më të rrezikuar janë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.
Për t’u mbrojtur nga vapa, IKShPK rekomandon:
Të vishen rroba të lehta e të lirshme nga pambuku, që ndihmojnë trupin të marrë frymë.
Të bëhen dushe ose banja të freskëta gjatë ditës për uljen e temperaturës trupore.
Të konsumohet ujë rregullisht, të paktën një gotë çdo orë, duke arritur 2–3 litra në ditë, edhe pa ndjerë etje.
Sipas parashikimeve, moti gjatë kësaj jave do të jetë shumë i nxehtë, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 36°C.