Kosova
IKSHP jep këshilla për ditët e nxehta: Si ta mbani shtëpinë të freskët dhe të sigurt

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP) ka dalë me një seri këshillash për qytetarët për t’u mbrojtur nga vala e nxehtësisë dhe për të ruajtur ambientet e brendshme të freskëta dhe të sigurta.
Sipas njoftimit të IKSHP-së:
Dritaret rekomandohet t’i hapni në mbrëmje dhe gjatë natës, kur temperatura jashtë është më e ulët, për të ftohur shtëpinë.
Gjatë ditës, kur temperatura jashtë është e lartë, dritaret duhet të mbyllen dhe të mbulohen me perde ose materiale që pengojnë rrezet e diellit.
Përdorimi i pajisjeve elektrike duhet të minimizohet.
Ventilatorët elektrikë mund të përdoren vetëm në temperaturë nën 40 gradë Celsius.
IKSHP apelon tek qytetarët që të kujdesen për veten dhe të ndjekin këshillat për të shmangur goditjet nga nxehtësia.