Kosova

Hapet afati i dytë për aplikimin e provimit të maturës në e-Kosova

Ministria e Arsimit ka njoftuar se kanë filluar aplikimet për afatin e dytë të provimit të maturës shtetërore për të gjithë maturantët e shkollave të mesme të larta.

Sipas njoftimit, maturantët mund të aplikojnë përmes platformës e-Kosova nga data 13 deri më 22 gusht 2025.

Për të aplikuar, studentët duhet të identifikohen në platformë, të zgjedhin opsionin “Shërbime”, më pas “Arsimi”, dhe më pas të klikojnë mbi “Apliko për paraqitje të provimit të maturës – afati i dytë”.

Ky shërbim është krijuar për të lehtësuar procesin e aplikimit, duke i mundësuar maturantëve që të kryejnë të gjitha procedurat online, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në shkollë apo institucione të tjera.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button