IKMT prish një tjetër objekt në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Një tjetër ndërtesë pritet të shembet në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Objekti është rrethuar nga forcat e policisë dhe është vendosur shiriti i sigurisë për të garantuar rendin gjatë aksionit.
Sipas Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), prishja e ndërtesës do të kryhet me mjetet e tyre, pa përdorur shpërthime. Ndërtesa ndodhet në zonën e njohur si “Kalaja”, ku vijon puna për projektin “Lungomare 3”.
IKMT bën të ditur se objekti është ndërtuar jashtë lejes së ndërtimit. Ai ka tre kate të papërfunduara dhe një shtesë pranë një objekti ekzistues, të cilat do të prishen nga aksioni i inspektoratit në Vlorë.
Ky është ndërhyrja e dytë e IKMT-së në qytet, pasi vetëm pak ditë më parë një tjetër objekt u shemb në zonën e Radhimës.