Kosova
I shkarkuari që mohoi shkarkimim, fyen Përparim Ramën me një status në ‘Facebook’

Gëzim Kastrati, i cili ka mohuar shkarkimin, ka reaguar duke fyer kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Kastrati ka publikuar një reagim në rrjetin social Facebook, ku ka shpërndarë një nga thënjet e Albert Einstein.
“Ndoshta Universi mund të ketë kufinjë diku por budallallëku i njeriut s’ka kufi! (A.Einstein)”, shkroi ai në Facebook.
Disa ditë më parë, Kastrati pati deklaruar se raportimet për shkarkimin e tij janë të pasakta dhe se, sipas tij, po shtyhen nga agjenda të caktuara politike.



