Kryesore
Humbasin kontaktet me 49-vjeçarin në Korçë, familjarët bëjnë kallëzim në polici

Një 53-vjeçare ka paraqitur kallëzim në Komisariatin e Policisë së Korçës, duke raportuar humbjen e kontakteve me vëllain e saj. Bëhet fjalë për shtetasin P. D., 49 vjeç, me të cilin familjarët kanë humbur lidhjen që prej datës 2 prill 2025.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, janë nisur menjëherë hetimet për gjetjen e tij, ndërkohë që shërbimet policore po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe lokalizimin e personit të zhdukur.
Policia u bën thirrje qytetarëve që në rast se kanë informacion për vendndodhjen e 49-vjeçarit, të kontaktojnë menjëherë strukturat përkatëse.