Kosova

Haradinaj përkujton Tahir Sinanin: Jetën ia kushtoi atdheut, hyri përjetësisht në histori

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij, Tahir Sinani, duke e vlerësuar si një prej figurave të paepura të rezistencës shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se Sinani i qëndroi besnik idealeve të lirisë dhe atdheut, duke qenë gjithmonë në vijën e parë të qëndresës.

“Nga Tropoja në çdo vatër të qëndresës, bashkëluftëtari Tahir Sinani ishte në vijën e parë, i paepur dhe i vendosur për çlirimin e trojeve. Jetën ia kushtoi atdheut, dhe me veprën e tij hyri përjetësisht në historinë tonë. Lavdi jetës dhe sakrificës së Tahir Sinanit”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Tahir Sinani, një nga komandantët e njohur të UÇK-së dhe më vonë edhe i UÇPMB-së dhe UÇK-së në Maqedoni, njihet për kontributin e tij në përpjekjet për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button