Kosova

Halil Thaçi: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka akuzuar partitë ish-opozitare për bllokimin e vazhdueshëm të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që u bën thirrje deputetëve të përmbushin obligimet kushtetuese.

Thaçi tha se Vetëvendosje, së bashku me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ka bërë përpjekje për dialog dhe bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, por ato po refuzojnë të bashkëpunojnë.

“Pas vendimit të Gjykatës, LVV bashkë me Kurtin reflektoi duke i thirrur të gjitha subjektet politike, ata nuk duan bashkëpunim. Emri e mbiemri i bllokuesve të institucioneve të Kosovës janë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Si VV i kemi bërë hapat drejt zhbllokimit, opozita nuk don të zhbllokohet Kuvendi,” deklaroi Thaçi.

Ai gjithashtu kërkoi që deputetët që nuk marrin pjesë në votim të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese për të vlerësuar nëse një veprim i tillë përbën shkelje të Kushtetutës.

“LVV duhet ta dërgoj në Kushtetuese të gjithë deputet që nuk marrin pjesë në votim dhe ajo të vendosë se a jam unë që votoj duke shkel Kushtetutën apo ata që nuk votojnë fare,” shtoi ai.

Kriza institucionale në Kuvendin e Kosovës vazhdon, teksa partitë nuk po arrijnë të gjejnë konsensus për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button