KryesoreLajme
Kryesore

Hajduti që ka gjysmën e qeverisë në burg u premton qytetarëve të Milanos, Milanon

Edi Rama ishte sot më Milano. Në vend që t’u kërkojë falje shqiptarëve që i përzuri rrugëve të botës, deliron dhe bën propagandë bajate me emigrantët, të cilët tashmë janë qytetarë të Evropës, Milanos etj, u premton atyre Evropën.

Asnjë fjalë ndjese, asnjë fjalë llogaridhënie për 12 vitet pushtet, asnjë premtim për të ardhmen, thjeshtë mendon që njerëzit do ta hanë gënjeshtrën e tij dhe u premton Evropë, atyre që tashmë janë në Evropë.

Me shqiptarët në Milano, ka sulmuar përsëri opozitën, duke bërë klounin e duke folur për mustaqet e Kujtim Gjuzit, a thua se do ia rruajë e mirëmbajë Rama mustaqet zotit Gjuzi. Të cilin ka filluar ta sulmojë edhe fizikisht me rrugaçë nga fisi i gruas, në mes të Tiranës.

 

 

Rama tha se në vitet e pushtetit të tij ka pasur mbi 60 ministra dhe qindra kryebashkiakë dhe kryetarë komune, duke e përdor këtë si argument se me termin “gjysmë” që i referohet opozita, sipas tij nuk është e vërtetë.

‘I keni dëgjuar këta tek thonë se si guxojnë të kërkojnë votën kur e kanë gjysmën e qeverisë në burg, por e vërteta është krejt ndryshe. Së pari, në këto vite, ne kemi pasur mbi 60 ministra e qindra kryetarë bashkie e komune, dhe nëse disa jenë gjetur me probleme me drejtësinë që ne krijuam me vullnetin tonë të lirë, nuk do të thotë që të ulim kokën, por të jemi më krenarë se asnjëherë tjetër. Ata janë këneta që jo vetëm asnjë njëherë nuk i kanë lënë drejtësinë të tonë fjalën e vetë, por ajo këneta ka marrë edhe jetë njerëzit të pafajshëm…Sot duan të kthehen sërish, sepse bufi do të kthej Shqipërinë në gropën e tij, dhe vetëm për hallin e tij.

Këtë mesazh ta marrin sa më shumë shqiptare, nuk bëhet fjalë për pushtetin tonë, për të marrë një votë më shumë se sa këneta, se kjo është më e thjeshta që mund të bëjmë, por për ti dhënë Shqipërisë mundësin vetëm vrapojë drejt objektivit dhe të anëtarësohet. Vetëm ne mund ta mbrojmë drejtësinë nga ofensiva e bufit dhe mushkonjave që përbetohen se do ta shkrijnë SPAK, e vërteta është se ata në 12 maj thjeshtë dhe vetëm do prezantohen me Noc Rrokun…’, u shpreh Rama.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button