Sport

Granit Xhaka refuzon tri oferta të mëdha për t’u bashkuar me Sunderlandin

Ylli kosovar, Granit Xhaka, ka zgjedhur të bashkohet me Sunderlandin këtë verë, duke refuzuar tri oferta të mëdha nga klube të njohura evropiane. Menaxheri i tij, Jose Noguera, ka treguar se 32-vjeçari dëshiron të provojë diçka të re dhe e sheh këtë si një përvojë të vlefshme për të ardhmen e tij si trajner.

Xhaka nënshkroi kontratë trevjeçare me Sunderlandin për 15 milionë euro, duke i dhënë fund eksperiencës së gjatë dhe të suksesshme te Bayer Leverkusen. Futbollisti ka luajtur më parë edhe te Arsenal, Basel dhe Borussia Mönchengladbach, ndërsa rikthimi në Premierligë e gjen të motivuar për sfida të reja.

Menaxheri shtoi se Granit u lidh mirë me pronarin e Sunderlandit, Kyril Louis-Dreyfus, dhe e pëlqeu vizionin e klubit për të ardhmen.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button