Kosova

Parandalohet kontrabandë me cigare në Leposaviq

Policia e Kosovës, përmes Njësive të Kufirit dhe Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë, ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra. Më 25 gusht 2025, në fshatin Cerajë, njësitet patrulluese hasën një automjet të braktisur VW Transporter me targa RKS, të mbushur me 797,000 copë cigare pa banderola, të dyshuara të kontrabanduara nga Serbia. Vlera e mallrave kap rreth 80 mijë euro.

Me autorizim të prokurorit, automjeti dhe cigaret janë dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button