Kuriozitete

Gjykata në Kaliforni urdhëron Google të paguajë 314.6 milionë dollarë për keqpërdorim të të dhënave të përdoruesve Android

Një gjykatë në Kaliforni ka vendosur që Google duhet të paguajë 314.6 milionë dollarë përdoruesve të telefonave Android në këtë shtet për “keqpërdorim” të të dhënave të tyre personale.

Padia kolektive u ngrit në vitin 2019 nga afërsisht 14 milionë banorë të Kalifornisë, të cilët akuzojnë gjigantin e teknologjisë për mbledhje pa leje të të dhënave nga telefonat Android edhe në momentet kur pajisjet ishin joaktive. Këto të dhëna dyshohet se janë përdorur për qëllime reklamimi, ndërsa përdorimi i internetit celular nga ana e përdoruesve u shfrytëzua në proces.

Avokati i përdoruesve, Glen Summers, theksoi se ky vendim pasqyron seriozitetin e sjelljes së keqe të Google dhe justifikon meritat e padisë.

Nga ana tjetër, Google kundërshton vendimin duke theksuar se shërbimet që përdorin këto të dhëna janë kritike për sigurinë dhe performancën e pajisjeve Android, si dhe deklarojnë se përdoruesit kishin dhënë pëlqimin për transferimin e këtyre të dhënave nëpërmjet politikave të privatësisë. Kompania gjithashtu paralajmëroi se do ta apelojë vendimin.

Kjo nuk është padi e vetme kundër Google në lidhje me këtë çështje. Një padi tjetër nga 49 shtete të SHBA-së pritet të dalë në gjyq në prill të vitit 2026, ku ngrihen pretendime të ngjashme.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button