Bota

Gjykata Federale në SHBA ndalon shkurtimet në Zërin e Amerikës

Një gjykatës federal në Uashington ka urdhëruar administratën e presidentit Donald Trump të ndalojë shkurtimet e planifikuara të qindra punonjësve në Zërin e Amerikës (VOA).

Gjykatësi Royce Lamberth deklaroi se zyrtarët qeveritarë kishin treguar një “mospërfillje shqetësuese” ndaj vendimeve të mëparshme gjyqësore, duke theksuar se është i nevojshëm një shqyrtim i mëtejshëm për të vlerësuar nëse Agjencia Amerikane për Median Globale (USAGM) ka përmbushur mandatin e saj ligjor. Sipas tij, Zëri i Amerikës duhet të shërbejë si “një burim lajmesh i besueshëm dhe autoritar”.

Ky vendim pason ndërprerjen e papritur të transmetimeve të VOA-së në mars, me urdhër ekzekutiv të administratës amerikane. Ndërkohë, planet për të shkurtuar 532 vende pune me kohë të plotë në agjenci mbeten pezull.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button