Kosova

Gjykata e Apelit rikthen për rigjykim rastin ndaj ish-drejtorit të KPK-së dhe të tjerëve

Gjykata e Apelit ka mbajtur të enjten seancë lidhur me ankesat e Prokurorisë Themelore dhe mbrojtësve të të akuzuarës Marigonë Berisha ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Vendimi i Themelores më 16 shkurt 2024 kishte liruar ish-drejtorin e Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Lavdim Krasniqi dhe Flora Dodën nga akuza për korrupsion, ndërsa Marigonë Berisha ishte dënuar me 3 mijë euro gjobë për falsifikim të dokumentit.

Prokuroria kishte kërkuar anulimin e vendimit, duke argumentuar se aktgjykimi përmbante shkelje esenciale dhe gjendja faktike nuk ishte vërtetuar saktë. Nga ana tjetër, mbrojtësit e të akuzuarve kërkuan të vërtetohet vendimi i Themelores.

Gjykatësi referues, Hashim Çollaku, ka njoftuar se palët do të njoftohen për vendimin e Gjykatës së Apelit brenda afateve ligjore. Ky rast është kthyer për rigjykim nga Apeli më parë dhe historiku i tij përfshin ndryshime dhe rikthime të vendimeve që nga shqyrtimi fillestar më 6 tetor 2021.

Sipas aktakuzës, Krasniqi dhe Ardian Krasniqi akuzoheshin për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë viteve 2018-2019, duke kërkuar dhe pranuar të holla dhe dhurata nga Bashkim Mulolli.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button