Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në Fushë Kosovë dhe lagjet 028 e 029

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë të pijshëm është ndaluar përkohësisht në disa zona të Fushë Kosovës dhe pjesën e lagjeve 028 dhe 029.
Sipas njoftimit, ndërprerja e furnizimit vjen si pasojë e një defekti teknik në fshatin Pomozotin, si dhe për nevoja të pastrimit dhe mirëmbajtjes së rezervuarit të ujit në Vragoli.
“Këto ndërhyrje janë të domosdoshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe cilësi të lartë të ujit. Ekipet tona janë duke punuar për sanimin sa më të shpejtë të defektit dhe për përfundimin e pastrimit teknik, në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet sa më parë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin,” thuhet në njoftim.
KRU “Prishtina” siguron qytetarët se po bëhet çdo përpjekje që situata të normalizohet sa më shpejt.



