Sport

Gjilani dhe Ballkani përmbyllin xhiron e parë të Superligës së Kosovës

Xhiroja e parë e Superligës së Kosovës në futboll do të mbyllet sot me ndeshjen mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Për shkak të angazhimit të therandasve në garat evropiane, respektivisht në Ligën e Konferencës ku u eliminuan të enjten, ky duel u zhvendos për sot.

Ballkani nga Suhareka do të synojë ta lërë pas humbjen e thellë të pësuar në Irlandë dhe ta nisë me fitore sezonin e ri në elitën e futbollit kosovar. Megjithatë, për “Portokallinjtë” nuk pritet të jetë aspak e lehtë, pasi përballë do të kenë një Gjilan të fortë, sidomos kur luan në shtëpi.

“Skifterat” kanë qenë mjaft aktivë gjatë afatit kalimtar të verës dhe pritet të shfaqen të përforcuar, me synimin që pikët t’i mbajnë në stadiumin e tyre.

Ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 16:30.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button