Kosova

Gjeneralmajori turk Özkan Ulutash rikthehet në krye të KFOR-it

Gjeneralmajori i Ushtrisë Turke, Özkan Ulutash, do të marrë sërish komandën e Forcës së Kosovës (KFOR). Dorëzimi i detyrës do të bëhet më 3 tetor në ora 11:00, nga komandanti aktual në largim, gjeneralmajori italian Enrico Barduani.

Ceremonia e ndërrimit të komandës do të mbahet me pjesëmarrjen e admirali Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli.

“Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të Ushtrisë Turke, Özkan Ulutaş”, njofton KFOR-i.

Ulutash ka shërbyer më parë si komandant i KFOR-it para se detyrën ta merrte Barduani, duke rikthyer kështu përvojën e tij në drejtimin e misionit ndërkombëtar në Kosovë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button