KryesoreLajme

Gjekmarkaj reagon për plagosjen në Laç: Akt i rëndë kriminal, autorët të vihen përpara drejtësisë

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Lezhë, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar për plagosjen e shumëfishtë të ndodhur në Laç.

Gjekmarkaj shprehet se ngjarja është një akt i rëndë kriminal, ku shton mes të tjerash, se në këtë ngjarje është lënduar edhe një qytetare krejt e pafajshme.
Gjekmarkaj shprehet se autorët duhet të kapen dhe të vendosen përpara drejtësisë.

“Plagosja e pesë personave në qytetin e Laçit është një akt i rëndë kriminal që dëshmon pasigurinë e jetës dhe rrezikun real që paraqesin personat e armatosur që lëvizin lirshëm nëpër qytete. Një zonjë e pafajshme që shet qirinj në rrugë për bukën e gojës u qëllua nga plumbat. Kjo situatë është e pafalshme dhe tregon dështim serioz të strukturave të rendit, përfshirë drejtuesit lokalë të policisë dhe Ministrinë e Brendshme.

U bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe hetimit të veprojnë me urgjencë për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarjeje, duke garantuar sigurinë dhe rendin për qytetarët”, deklaron Gjekmarkaj.

https://www.facebook.com/watch/?v=1181770046575130

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button