Drejtuesi politik i PD në Qarkun Fier, Gazment Bardhi, denoncon me forcë përfshirjen e drejtpërdrejtë të qeverisë Rama në rrjetën kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku Porti i Durrësit është kthyer në një nyje qendrore të aktivitetit të karteleve të Amerikës Latine. Sipas Bardhit, investigimet serioze të mediave ndërkombëtare dhe vendimi i fundit i SPAK për hapjen e zyrës së DEA-s në Tiranë konfirmojnë frikën më të madhe të partnerëve tanë strategjikë: Shqipëria është shndërruar në një bazë të fuqishme të mafias, me bekimin dhe mbrojtjen politike të ministrave të Edi Ramës.
Bardhi ngre alarmin për rolin e dyshimtë të Ministres së Transporteve Belinda Balluku në aferën e pazareve të portit, ku koncesionari gjerman u zëvendësua në mënyrë të papritur nga një kompani me lidhje të dyshuara kriminale. Ai paralajmëron se kjo aferë do të shënojë fundin politik të Edi Ramës dhe të bashkëpunëtorëve të tij, pasi asgjë nuk do të mbetet e fshehur përpara hetimeve ndërkombëtare.
Më poshtë sjellim artikullin e plotë të një prej mediave pranë gazetarit amerikan Tucker Carlson, ku zbulohet se si korrupsioni i Belinda Ballukut po rrezikon seriozisht sigurinë e porteve shqiptare dhe po e kthen Shqipërinë në një strehë të karteleve të drogës.
Postimi:

Faktet lidhen. Belinda Balluku dhe Edi Rama në mes të nje skandali ndërkombëtar për trafikun e drogës në Europë përmes Portit të Durrësit.

Investigimet dhe analizat e mediave dhe ekspertëve të huaj për rrezikun e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe mënyrën e reagimit të SHBA dhe BE, kanë të gjitha një pikë të përbashkët: shqetësimin për rolin kyç në rritje të mafias shqiptare, që përdor Portin e Durrësit për trafikun e drogës nga Amerika Latine në Europë. Lajmërimi zyrtar nga SPAK për hapjen e zyrës së DEA-s në Shqipëri pak kohë më parë tregon fuqizimin e madh dhe rrezikshëmrinë e lartë të karteleve shqiptarë të drogës me mbështetje qeveritare.
Mediat e huaja dhe ekspertët ndërkombëtarë kanë nisur të hetojnë rolin e Ministres së Transporteve Belinda Ballukut në lehtësimin e trafikut të drogës përmes Portit të Durrësit, ku, në mënyrë të dyshimtë, konçesionari gjerman u zëvendësua papritur me një kompani kroate, e dyshuar për lidhje në trafikun ndërkombëtar të drogës me Amerikën Latine.
Rrjeta e pistë e përfshirjes së Portit të Durrësit në trafikun ndërkombëtar të drogës, me autorë Belinda Ballukun dhe Edi Ramën, s’i ka ditët e gjata. FBI e aferës së parave ende të pazbardhura të McGonigalit, do t’u duket parajsë në krahasim me DEA-n! Por kur të vijë dita, burgu i Pojskës nuk do të mjaftojë!
_*_
Më poshtë artikulli i plotë i medias së Tucker Carlson, ku shpjegohet se si po e cenon sigurinë e porteve korrupsioni i Belinda Ballukut:
dailycaller.com
America’s Fight Against Fentanyl Faces European Apathy, Says Expert
While the U.S. steps up efforts to dismantle drug cartels, Europe’s lax enforcement and strategic vulnerabilities may be undermining global progress. The United States has taken a leading role in confronting the fentanyl crisis and broader drug trafficking challenges, according to foreign policy a…