Sport

Franco Foda optimist për dy ndeshjet e tetorit: Synim kualifikimi në Botëror

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme të tetorit, kundër Sllovenisë këtë të premte dhe më pas ndaj Suedisë të hënën që vjen.

Trajneri gjerman shprehu optimizëm për këto përballje, duke veçuar sidomos ndeshjen ndaj sllovenëve në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ai nuk e fshehu ëndrrën për ta çuar Kosovën drejt kualifikimit në Botëror, veçanërisht pas fitores dhe paraqitjes së madhe ndaj suedezëve.

“Të gjithë besojmë që mund ta arrijmë së paku vendin e dytë. E kam potencuar se duhet të paraqitemi si ekip, i kemi këto emocione. Por, për ta arritur vendin e dytë duhet të luajmë si ndaj Suedisë. Duhet ta kemi një shpirt ekipor, është një grup i vështirë, por tash edhe ekipi beson se mund të kualifikohemi tutje, kjo është mjaft e rëndësishme”, deklaroi Foda.

Kosova synon që me këto dy ndeshje të forcojë pozitat e saj në grup dhe të mbajë gjallë shpresat për fushatën kualifikuese për Botëror.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button