Kosova
Fluksi në kufi, pritje minimale për hyrje dhe dalje nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se aktualisht gjendja në pikat kufitare është e qetë dhe pa vonesa të mëdha.
Sipas përditësimit të publikuar në faqen zyrtare, pritjet për të hyrë në Kosovë janë vetëm 3 deri në 5 minuta në të gjitha pikat kufitare.
Edhe në dalje situata paraqitet stabile, ndërsa pritjet më të gjata janë regjistruar te Dheu i Bardhë dhe Merdare, ku qytetarët presin deri në 10 minuta.
Ky përditësim është bërë në ora 07:02 të mëngjesit nga autoritetet përgjegjëse.