Kosova

Fluks i qetë në pikat kufitare – pritje vetëm 3 deri në 5 minuta

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se situata në të gjitha pikat kufitare aktualisht është e qetë. Sipas të dhënave të përditësuara, nuk raportohet për kolona apo ndalesa të gjata në hyrje apo dalje nga vendi.

Pritjet në pikat kufitare janë minimale, duke zgjatur nga 3 deri në 5 minuta. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën në kohë reale për të siguruar një qarkullim të rregullt dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button