Lajme
Fluks i lartë në Qafë Thanë, dhjetëra qytetarë nga Maqedonia e Veriut drejt protestës në Tiranë

Që në orët e para të mëngjesit, pika kufitare e Qafë Thanës po përballet me një fluks të lartë hyrjesh nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë. Qindra qytetarë shqiptarë nga Struga, Ohri, Tetova, Kërçova e Veleshta janë nisur me dhjetëra mjete drejt Tiranës për t’u bashkuar në protestën e sotme.
Protestuesit synojnë të shprehin mbështetjen për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të kërkojnë drejtësi për ta..
Autoritetet kufitare raportojnë rritje të ndjeshme të qarkullimit dhe kanë shtuar personelin për të lehtësuar procedurat dhe për të shmangur pritjet e gjata në kufi.



