Sport
Finalja e “play-out”-it: Tirana dhe Pogradeci përballen më 4 maj për një vend në Superiore

Stadiumi “Elbasan Arena” do të presë më 4 maj, në orën 18:00, sfidën vendimtare të “play-out”-it mes Tiranës dhe Pogradecit. Ky duel do të përcaktojë skuadrën që do të luajë sezonin e ardhshëm në kampionatin “Abissnet Superiore”.
Tirana e mbylli sezonin në vendin e 8-të pas 36 javësh gare në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa Pogradeci mbërriti në këtë fazë pas dy fitoreve radhazi në ndeshjet “play-off” të Kategorisë së Parë: 1-0 ndaj Burrelit dhe 1-0 kundër Besës.
Takimi pritet me interes të lartë, pasi përcakton fatin e një prej klubeve historike të vendit dhe ambicien e një skuadre që synon rikthimin në elitë.