
Për Nikola Kedhin, Samiti i Komunitetit Politik Evropian, që do të mbledhë liderët evropianë të premten në Tiranë, nuk është gjen gjë tjetër në Shqipëri veçse një narko-shtet.
I ftuar në intervistën e pasdites në edicionin e lajmeve në Syri Tv, Kedhi tha se përpara dy javëve ishin partitë e djathta evropiane, ato që firmosën rezolutën e një Shqipërie narko-shtet.
Edhe në cilësinë e drejtorit ekzekutiv të ‘Albanian Conservative Institute’, Kedhi theksoi se ky komunitet, është jo institucional, i krijuar me inicniativë të presidentit francez, Emmanuel Macron dhe që mbledhja e tij në Tiranë, nuk është aspak një meritë e veçantë e Shqipërisë apo arritje e Ramës.
Europa gjen një narkoshtet sipas fjalëve të saj të para 2-3 javësh. Partitë që vijnë sot janë nga EPP-ja, që kanë firmosur një rezolutë për një Shqipëri narkoshtet.
Takimi që mbahet, është komuniteti politik evropian ëhstë një forum i krijuar me iniciativë të Macron për të adresuar qëndrimin evropian për të mos zgjeruar BE-në. Është një forum jo institucional. Mblidhej për të diskutuar çështje gjeopolitike. U tentua të ishte replikim i BE-së, pa asnjë kompetencë.
Nuk është ansjë meritë e veçantë e Shqipërisë apo arritje e Ramës. Një artificë e Macron që të drejtojë dhe ai diçka, që mbledh liderët evropianë për të diskturuar çështje si lufta në Ukrainë.
Rama e ka treguar më lini të sundoj i qetë dhe do të merrni çdo gjë. Doni Gjadrin ua japim, doni të shkëmbëjemë territore mes Kosovës e Serbisë, ua jap edhe këtë. Kjo është filozofia e Ramës, Këtë s’e gjen në asnjë udhëheqës tjetë të ndonjë shteti që të mos vërë interesin e shtetit të parë.
Kur vjen puna te intersat personale, Rama mund të shesë çdo pjesë të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ky është thelbi i politikës së jashtme.