Lajme
Fier/ Tragjedi në Grecalli – 53-vjeçarja gjendet e pajetë në garazhin e banesës, dyshohet vetëvrasje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë paradite në fshatin Grecalli të Fierit, ku një grua 53-vjeçare është gjetur pa shenja jete në garazhin e banesës së saj.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, viktima është identifikuar me inicialet M. Sh., dhe dyshohet se ajo i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, duke u vetëvarur.
Trupi i saj është konstatuar nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të mundshëm që çoi në këtë akt të rëndë.
Policia po vijon hetimet për të hedhur dritë mbi ngjarjen.