Fier, ndërron jetë punonjësi i OSHEE-së gjatë punës – Arrestohen dy elektricistë për shkelje të rregullave të sigurisë

Fier – Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Mërtish, Divjakë, ku një punonjës i OSHEE-së ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Viktima është identifikuar si Xh. Sh., 32 vjeç, i cili po punonte për riparimin e një linje elektrike në zonë.
Sipas Policisë, shkaku i vdekjes dyshohet të jetë mosshkëputja e energjisë elektrike në linjën ku po kryheshin punimet. Si rezultat i hetimeve paraprake, janë arrestuar në flagrancë dy elektricistë: Xh. H., 60 vjeç, banues në Gradishtë dhe A. P., 57 vjeç, banues në Babunjë. Ata rezultojnë të jenë përkatësisht punonjës të OST dhe OSHEE.
Dy elektricistët e ndaluar dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, duke mos garantuar ndërprerjen e energjisë në linjën ku po punonte viktima, çka çoi në aksidentin me pasoja fatale.
Policia bën me dije se hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.