Kosova

BMW përfshihet nga zjarri në Lipjan, s’ka të lënduar

Një veturë e tipit BMW me targa vendore është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e së shtunës në Lipjan.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 27 shtator 2025, rreth orës 23:20, në një parking të një ndërtese. Vetura ishte në pronësi të një gruaje kosovare.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button