Lajme

Fatmira Kola denoncon mbylljen e biznesit të saj online: “Sulm politik, kanë frikë nga gratë që nuk përulen”

Kandidatja për deputete në qarkun e Beratit nga koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Fatmira Kola, ka akuzuar qeverinë për represion politik ndaj saj dhe kundërshtarëve të tjerë të mazhorancës. Gjatë një deklarate për mediat nga selia e Partisë Demokratike, Kola bëri me dije se në ditën e hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, portali i saj online, një biznes me mbi 72.000 abonentë, u mbyll pa asnjë paralajmërim.

“Ky nuk është një veprim teknik, por një akt politik dhe personal, një sulm që ka një qëllim të vetëm: të më ndalojë, të më frikësojë, të më shuajë zërin,” – deklaroi Kola, duke theksuar se ndonëse është kandidate për deputete, mbi të gjitha është një nënë dhe sipërmarrëse që ka ndërtuar me ndershmëri.

Ajo shtoi se përndjekja ndaj saj nuk është ndalur me kaq. Gjatë takimeve elektorale në Berat, një furgon policie e ka ndjekur hap pas hapi, një veprim që e cilësoi si përpjekje për të frikësuar mbështetësit e opozitës.

“Ky nuk është më një shtet, është një regjim që sulmon nënat, bizneset, fjalën dhe njerëzit e lirë. Por unë nuk do të dorëzohem. Shqipëria nuk është prona e qeverisë, është e popullit të saj,” – përfundoi Kola.

Deklarata e saj vjen në një moment të tensionuar politik, vetëm pak ditë pas nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button