Kosova

Fatmir Limaj: Të pritet vendimi i Kushtetueses, Kurti nuk i ka votat për Qeveri

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka reaguar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se situata e krijuar kërkon vendimin e Gjykatës Kushtetuese si hapin e parë drejt zhbllokimit.

“Do të ishte mirë të presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas vendimit, të mobilizohen forcat politike,” tha Limaj për Gazetën Express, duke sugjeruar se pa këtë vendim nuk mund të ketë qartësi se si do të procedohet më tej.

Sipas tij, bllokada aktuale ka në thelb mungesën e votave për formimin e Qeverisë së re.

“Unë vazhdimisht kam thënë: shumicë qeveritare. S’ka zgjidhje parciale. Për mua, asnjëherë s’ka qenë temë kryetari i Kuvendit. Derisa s’ka numra për shumicë qeverisëse, gjendja ka ngecur këtu,” deklaroi Limaj.

Ai theksoi se nëse do të ekzistonin votat për një Qeveri, ato do të ishin dëshmuar qysh në procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

“NISMA nuk përkrah zgjidhje të pjesshme që e çojnë vendin në zgjedhje,” përfundoi ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button