Sport

Fatjon Tafaj emërohet trajner i ri i Kombëtares U-17

Fatjon Tafaj është trajneri i ri i ekipit kombëtar shqiptar U-17. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin 43-vjeçar, i cili do të nisë menjëherë detyrën në stolin kuqezi, duke drejtuar ekipin në ndeshjet zyrtare dhe miqësore që e presin.

Tafaj sjell me vete një përvojë të gjatë në trajnim, pasi së fundmi ka qenë në krye të ekipit të Kukësit, ndërsa më parë ka drejtuar edhe Kamzën. Ai ka shërbyer si zëvendës-trajner në disa nga klubet më të njohura shqiptare, si Dinamo City, Partizani, Shkëndija, Kukësi, Kamza dhe Vllaznia.

Për më tepër, gjatë periudhës nëntor 2018 – nëntor 2019, Tafaj ishte pjesë e stafit teknik të Kombëtares U-21, në rolin e zëvendës-trajnerit.

Sipas kontratës së nënshkruar me FSHF-në, Tafaj do të udhëheq Kombëtaren U-17 për dy vitet e ardhshme, me synimin për të zhvilluar dhe përgatitur talentet e rinj të futbollit shqiptar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button