
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Besart Xhaferri ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ndodhur në Laç.
“Ervin Hoxha ka nxjerrë Policinë për të mbledhur vota, plumbat po derdhen mbi qytetarët e pafajshëm”, shkruan drejtuesi i të rinjve të PD.
Mesazhi:
Jam i tronditur nga ngjarja e rëndë në Laç ku nga të shtënat e armëve të zjarrit kanë mbetur të plagosur rëndë 5 persona, 4 nga të cilët të rinj dhe një zonjë e moshuar, shitëse ambulante që shiste qirinj në anë të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Laçit vetëm pak metra larg Postës së Policisë, ç’ka dëshmon se rendi dhe siguria në këtë vend janë në mëshirë të rastësisë.
5 të plagosurit janë nisur drejt Traumës se as në Laç as në Lezhë nuk ka mjekë për ti kuruar.
Ervin Hoxha njeriu që ka shpërndarë policinë për të mbledhur vota për të duhet të dorëhiqet urgjentisht nga posti i Ministrit të Brendshëm.
https://www.facebook.com/reel/1771486100414479/?ref=embed_video