Kosova

Enver Hoxhaj uron SHBA-në për 249-vjetorin e Pavarësisë: “Mirënjohja e Kosovës nuk do të shuhet kurrë”

Me rastin e 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës dhe deputet i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka përcjellë urimet e tij për aleatin më të ngushtë të Kosovës, SHBA-në.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxhaj ka theksuar lidhjen e veçantë dhe të pathyeshme mes dy popujve, duke shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës.

“Urime Dita e Pavarësisë aleatit tonë më të rëndësishëm në botë – Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirënjohja dhe dashuria e popullit të Kosovës për ShBA-në nuk do të shuhet asnjëherë,” shkroi ai, duke bashkangjitur edhe flamujt e dy vendeve 🇺🇸🇽🇰.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës, si gjatë luftës, ashtu edhe në proceset shtetformuese dhe demokratike të pasluftës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button