Lajme

Rama: Dogana Morinë–Vërmicë, shembull i suksesit të bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri

Dogana Morinë–Vërmicë po shihet si një ndër shembujt më të mirë të bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë një deklarate pas një vizite të përbashkët në këtë pikë kufitare nga ministrat e Financave të dy vendeve, Petrit Malaj dhe Hekuran Murati.

Sipas Ramës, kjo pikë doganore ka luajtur një rol kyç në lehtësimin e qarkullimit të udhëtarëve dhe në reduktimin e kohës së zhdoganimit për bizneset në të dy anët e kufirit.

“Ministri i Financave, Petrit Malaj dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati, gjatë vizitës së përbashkët në këtë pikë doganore konfirmuan angazhimin për rritjen e cilësisë së shërbimit dhe garantimin e funksionimit të plotë 24/7, si dhe për eliminimin e çdo vonese,” theksoi Rama.

Ai shtoi se vetëm gjatë periudhës janar–maj të këtij viti, kjo pikë doganore ka përballuar një fluks prej 3 milionë qytetarësh dhe 1.1 milionë automjetesh, duke dëshmuar rëndësinë e saj strategjike për të dy shtetet.

Kjo vizitë vjen në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për rritjen e integrimit ekonomik dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button