Lajme

Eno Bozdo denoncon manipulimin e votave në Greqi: “Edhe Enver Hoxha do t’i kishte zili rezultatet e PS-së”

Eno Bozdo, deleguari politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me procesin e fundit zgjedhor, duke e cilësuar atë si një shfaqje të plotë të manipulimit të votave, veçanërisht në Greqi.

Në një postim të bërë publik, Bozdo shpreh keqardhje për rezultatin tepër të lartë të Partisë Socialiste në kutitë e votimit atje, ku sipas tij PS ka marrë rreth 90% të votave, ndërsa Partia Demokratike vetëm 5-7%. “Edhe Enver Hoxha do t’i kishte zili rezultatet e Partisë Socialiste në kutitë e Greqisë!”, shkruan ai me ironi.

Bozdo thekson mungesën e imagjinatës dhe transparencës në manipulimin e procesit zgjedhor, duke i quajtur këto veprime një “dhunim të drejtave të emigrantëve që u nisën për t’i dhënë një mundësi të barabartë pjesëmarrjeje në zgjedhje”.

“Mirë që e kanë manipuluar tërësisht këtë proces, por pse kaq pa fantazi? Mund ta kishin mbajtur pak dorën, sa për ta bërë më të pranueshëm procesin. Apo ‘vetëm përpara’!”, shprehet Bozdo, duke dënuar ashpër degjenerimin e procesit zgjedhor që sipas tij po ndodh në dëm të qytetarëve në emigracion.

Ky reagim vjen në një moment kur besueshmëria dhe transparenca e zgjedhjeve janë në qendër të vëmendjes së partive dhe opinionit publik, duke shtuar tensionet në skenën politike shqiptare.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button