
Eno Bozdo, i deleguari politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Beratit, në një deklaratë për mediat ka bërë thirrje për një pjesëmarrje më të gjerë në votime, pasi sikurse në të gjithë Shqipërinë, edhe Qarku i Beratit numëron një shifër të ulët të votuesve.
Edhe pse pas dy orëve mbyllet dhe zyrtarisht procesi i votimit në 277 qendrat e votimit në qarkun e Beratit, sipas të dhënave të fundit nga KQZ, deri në orën 15:00 ka qenë 28%.
Deklarata e Bozdos:
“I gjithë Qarku i Beratit është duke votuar, ne jemi duke monitoruar në terren. Po shikojmë zbatimin e ligjshmërisë, kontrollojmë gjithçka. I sigurojmë beratasit se vota e tyre numërohet deri në një, vullneti i tyre ka për të qenë i pandryshueshëm. Sot është një ditë e madhe për ne, e rëndësishme është pjesëmarrja në votime, ndaj ta kthejmë këtë në festë të demokracisë, në festën që meritojnë gjithë shqiptarët më 12 Maj. Dilni, votoni, votoni! Është dita juaj, është dita ku sovrani merr vendime dhe ku politika i bindet!” – deklaroi Bozdo.