Kosova

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje në Prizren

Një shtetas i Shqipërisë është ekstraduar të enjten në Kosovë, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast grabitjeje që kishte ndodhur më 22 korrik 2022 në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është sjellë në vend dhe është intervistuar në prani të avokatit të tij mbrojtës. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“Me 11.09.2025 është ekstraduar nga Shqipëria i dyshuari shtetas i Shqipërisë, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në një rast grabitje të ndodhur më 22.07.2022. I njëjti pas intervistimit në prezencë të avokatit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button