Kosova

Pirro Vengu: Ushtarët shqiptarë në KFOR mbajnë lart flamurin dhe vlerat tona

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, e ka nisur mëngjesin e së premtes me një mesazh nga Kosova, ku ka ndarë disa foto të trupave shqiptare që shërbejnë në misionin e KFOR-it.

Përmes një postimi në Facebook, Vengu vlerësoi punën dhe përkushtimin e ushtarëve shqiptarë në shërbim të paqes dhe sigurisë.

“Mirëmëngjes nga Kosova me djemtë dhe vajzat tona në misionin e KFOR ku çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat tona në shërbim të paqes dhe sigurisë”, shkroi ministri.

Shqipëria prej vitesh është pjesë e trupave të NATO-s në Kosovë, ku ushtarët shqiptarë angazhohen në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button