Kryesore
Eduart Sharka denoncon patronazhistët në Fier: Kryqëzojnë të dhënat zgjedhore brenda zonës së sigurisë

Eduart Sharka, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, ka denoncuar më anë të një videoje angazhimin e patronazhistëve nëpër zona të ndryshme të këtij qarku.
“Në fshatin Kasharaj , Lushnjë, patronazhistët brenda zonës së sigurisë së qendrës së votimit kryqëzojnë të dhënat e marra në mënyrë të paligjshme nga qendra e votimit me listat zgjedhore, shkruan ai në një postim në faqen e tij në facebook.