KryesoreLajme

Edmir Çekrezi vjen nga Diaspora për të përkrahur Sali Berishën në zgjedhjet e 11 majit/ Koha për ndryshim është tani

Qytetari nga diaspora, Edmir Çekrezi, i pranishëm sot në takimin që PD-ASHM zhvilloi në Elbasan, theksoi se krimi nuk mund të jetë fytyra e këtij qyteti.

Ai theksoi se zgjedhjet e 11 majit nuk janë vetëm politike, por sipas tij, janë morale dhe qytetare ku duhet të zgjidhet midis të drejtës që përfaqëson Berisha dhe korrupsionit që përfaqëson Rama.
“Të nderuar qytetarë të Elbasanit, motra dhe vëllezër demokratë dhe prof. Sali Berisha, kryeministri i Shqipërisë pas 11 majit. Të nderuar pjesëmarrës në këtë takim madhështor unë jam Edmir Çekrezi një prej bijev të dashur të këtij qyteti përfaqësuesi nga diaspora që nuk ka harruar as tokë as njerëzit e vetë, jam rritur me krenarinë e të qënit elbasanas. Unë jam këtu si një prej jush që shpreson me gjithë zemër, që të triumfojë e drejta dhe jo krimi. Sot Elbasani ka një zgjidhje që nuk është politike, është zgjedhje morale dhe qytetare a do të zgjidhim të drejtën apo do të heshtim përballë krimit. A do të vazhdojmë për shpresën e ndryshimit apo do të dorëzohemi para frikës dhe presionit. Krimi korrupsioni dhe padrejtësia nuk mund të jenë fytyra e këtij qyteti. Elbasani është djepi i dijes, i kulturës dhe ndershëmërisë. Ky qytet ka lindur burra dhe gra që i kanë dhënë shteti krenari dhe dritë. Koha është për ndryshimin e vërtetë, koha është për liri drejtësi për liri për dinjitet. Kam një mesazh dhe për ju prindër. Ju që shihni fëmijët me valixhe në dorë, ju që i luteni të mos ikin por ju e dini shumë mirë që këtë nuk ka mundësi. A e meriton Elbasani një të ardhme këtu që i mban familjet bashkë dhe kthen dinjitetin dhe shpresën në çdo shtëpi? Unë kam besim se kjo e ardhme fillon me PD dhe prof.dr.Sali Berisha. Sepse kjo është partia që lufton për lirinë, familjen punën, për një Shqipëri që si largon bijtë e vetë. Të dielën votoni me zemër dhe me mendje, votoni për ata prindër që kërkojnë t’i shohin fëmijët që t’i ritin këtu. Votoni për prindërit që sduan të mplaken vetë. Votoni për Shqipërinë Madhështore, Votoni PD! Dua ta mbyll me një frazë të mikut të madh të Shqipërisë dhe dr.Berishës, Silvio Berluskonit, një burrë që besonte tek forca e popullit dhe fuqia e idealeve. ‘Kush beson lufton, kush lufton i kalon të gjitha pengesat, kush beson fiton.’ Ne jemi ata që besojmë dhe që fitojmë!” tha Çekrezi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button