Kosova

Edita Tahiri: Gjykata Kushtetuese i dha shuplakë Kurtit dhe deputetëve – ua ndali punën

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme që ndalon konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka thënë se me këtë vendim, Kushtetuesja i ka dhënë “shuplakë” Albin Kurtit dhe të gjithë deputetëve, duke i ndalur punën.

“Kosova i ra shuplakë Kurtit e gjithë deputetëve tjerë – Gjykata Kushtetuese foli – ua ndali punën. Kosova di ta marrë veten, sepse ka lindur nga gjaku i shqiptarëve”, ka shkruar Tahiri.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button