Lajme

Edi Rama prezanton ministren e parë virtuale në qeveri: Diella merr drejtimin e Prokurimeve Publike

Në një hap të pazakontë për administratën publike shqiptare, kryeministri Edi Rama prezantoi sot ministren më të re të kabinetit qeveritar – Diellën, anëtaren e parë virtuale të qeverisë.

E krijuar përmes teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, Diella do të marrë drejtimin e Prokurimeve Publike, një nga sektorët më delikatë të qeverisjes.

“Ministre e re, Diella, me vulë digjitale që ajo u ka dhënë qytetarëve digjitalë këto vite. Ajo nuk është fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar dhe do të ketë një mandat të posaçëm për të shembur barrierat dhe ngushtësitë e administratës,” u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Emërimi i Diellës shihet si pjesë e një përpjekjeje të qeverisë për të futur teknologjinë dhe inteligjencën artificiale më thellë në funksionimin e shtetit, me synim rritjen e transparencës dhe thyerjen e kufijve tradicionalë të burokracisë.

Ky zhvillim shënon një transformim të madh në mënyrën se si qeveria shqiptare e koncepton dhe e ushtron pushtetin administrativ, duke e kthyer teknologjinë nga një mjet ndihmës në një aktor aktiv të qeverisjes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button