Lajme

Edi Paloka: “Non-grata për Berishën s’është lajm, pyetja është a e kalon Rama oqeanin”

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ku komentoi zhvillimet më të fundit politike, përfshirë reagimin e DASH ndaj liderit historik të PD-së, Sali Berisha, dhe prapaskenat e fushatës për zgjedhjet e pjesshme të 11 majit.

Paloka theksoi se lajmi për vendimin e DASH ndaj Berishës nuk është surprizë për askënd, pasi sipas tij, kjo ishte diçka e ditur prej kohësh. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se fshihet pas vendimeve ndërkombëtare dhe shpesh bën “gjoja falje” pasi gjithçka e vendos vetë dhe më pas del i pavërtetuar.

“Nuk ishte kjo lajmi. Lajmi ishte tjetër: Rama a e kalon dot oqeanin? Kjo ka qenë pyetja që ka nisur që me ardhjen e administratës Trump,” deklaroi Paloka.

I pyetur nga moderatori Flavio Qarri nëse kjo mund të konsiderohet si një surprizë për Ramën, Paloka nuk kurseu ironinë dhe aludimet e forta, duke e cilësuar kryeministrin si një “kukull të Sorosit” dhe duke përmendur se figura të rëndësishme si Antony Blinken dhe George Soros tashmë janë “non-grata” në sytë e administratës së re amerikane.

“Rama është thjesht një kukull. Ka tentuar të blejë mbështetje si dikur, me milionat që shpërndante. Ka dështuar. Tentoi në Gjermani, tentoi në vende të tjera – asgjë s’i shkoi mbarë,” tha Paloka, duke shtuar se tentativa për një takim të Ramës në SHBA dështoi pa nisur mirë dhe se ngazëllimi në media ishte i pavend, pasi takimi nuk ishte caktuar asnjëherë.

Sipas tij, përpjekjet për ta bërë këtë takim ekzistonin, por nuk patën sukses, duke nënkuptuar se koha e mbështetjes ndërkombëtare për Ramën po perëndon.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button