Lajme

Gjin Gjoni: “Non Grata” ka rënë – Rama të përgatitet për McGonigal

Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, ka reaguar pas publikimit të një mesazhi nga një gazetar amerikan, i cili pretendon se ka marrë një përgjigje të qartë nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) se Sali Berisha mund të udhëtojë në SHBA.

Në një postim në Facebook, Gjoni shkruan: “Non Grata ra, porositësi të bëhet gati të shkojë tek McGonigal.”

Ai thekson se shpallja “Non Grata” e ish-kryeministrit Berisha nuk kishte për qëllim vetëm atë personalisht, por synonte asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri. Sipas tij, kjo përpjekje ka dështuar falë këmbënguljes së Berishës dhe besimit të tij në të vërtetën.

“Non Grata ka rënë zyrtarisht dhe drejtësia po vendoset në vend falë vendosmërisë së Sali Berishës,” shprehet Gjoni, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si porositësin e shpalljes “Non Grata” dhe duke e lidhur me aferën McGonigal, që sipas tij është financuar me paratë e qytetarëve shqiptarë.

Në përfundim, Gjoni u bën thirrje shqiptarëve që më 11 maj të votojnë për të mbrojtur pluralizmin dhe për të garantuar një dekadë të re për vendin.

“Në 11 Maj shqiptarët nuk do votojnë për zgjedhjet e radhës por për dekadën e së ardhmes,” thekson ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button