Lajme

E reja përfundon në pranga pas konfliktit për pronën në Has – plagos dy bashkëshortë

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në fshatin Pla të Hasit, ku një konflikt për pronësinë ka përfunduar me dhunë fizike dhe arrestime. Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçare, e identifikuar me inicialet A. S., banuese në fshatin Pla, e cila akuzohet për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Plagosje të lehtë me dashje”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se gjatë debatit për çështje pronësie, e reja ka goditur me mjete të forta dy shtetas, A. J., 65 vjeç dhe bashkëshorten e tij, V. J., 60 vjeçe.

Burimet konfirmojnë se A. J. ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve për shkak të plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button