Lajme
Kryesore

Ambasada Amerikane në Tiranë me mesazh të fortë: “Voto pa frikë, mos lejo të tjerët të flasin për ty”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar sot një mesazh të fuqishëm drejtuar qytetarëve shqiptarë, duke theksuar rëndësinë e votës si një mjet thelbësor për shprehjen e vullnetit të lirë.

“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë,” thuhet në deklaratën e Ambasadës, një thirrje e qartë për të inkurajuar pjesëmarrjen në procesin zgjedhor dhe për të mbrojtur të drejtën për të marrë vendime të pavarura, larg çdo presioni apo ndikimi të jashtëm.

Ky apel vjen në prag të zgjedhjeve dhe bën pjesë në një fushatë më të gjerë për të siguruar që procesi elektoral në Shqipëri të zhvillohet në mënyrë të lirë, të ndershme dhe transparente.

Ambasada Amerikane ka theksuar gjithashtu se pjesëmarrja aktive në zgjedhje është themel i demokracisë dhe një hap i rëndësishëm për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button