Lajme

Dy persona kapen në flagrancë duke vjedhur një lokal në Fushë Gjormë, të dy me precedentë penalë

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë gjatë natës në fshatin Fushë Gjormë, pasi tentuan të vidhnin një lokal duke thyer xhamat e tij. Operacioni policor i koduar “Alarmi” bëri të mundur kapjen e autorëve në momentin që po grabisnin xhiron ditore dhe pije alkoolike.

Të arrestuarit janë Gjergj Gjoka, 65 vjeç, dhe Besjan Dervishi (alias Besjan Tusha), 38 vjeç, të dy banues në Kurbin. Ata u kapën nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, të cilat reaguan menjëherë pas një telefonate denoncuese nga pronari i lokalit, shtetasi A.I.

Sipas policisë, të dy personat e ndaluar kanë precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje dhe shkatërrim prone. Aktualisht, hetimet po vijojnë për të verifikuar përfshirjen e tyre në ngjarje të tjera kriminale të ngjashme.

Policia e Kurbinit thekson se do të vijojë aksionet për goditjen e krimeve kundër pronës dhe garantimin e sigurisë publike.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button