KryesoreLajme

Durrës/ Banorët e Fllakës: Qeveria na mashtroi, jemi akoma pa shtëpi

Kanë kaluar tre palë zgjedhjeve, me premtime se do të futen në banesa të reja, por banorët e Fllakës në Durrës prej gjashtë vjetësh janë të pastrehë për shkak të tërmetit. Ata protestuan duke ngritur zërin ndaj qeverisë, që sipas tyre i ka braktisur, madje prej dy vjetësh u ka hequr dhe bonusin e qirasë.

Banorët e zonës së fllakes në protestë, për shkak se prej gjashtë vjetësh janë ende të pastreh nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Sipas banorëve, ndonëse kanë kaluar gjashtë vjet dhe tre palë zgjedhje, qeveria nuk u ka zgjidhur ende problemin e strehimit.

Prej dy vjetësh, banorët e Fllakës nuk marrin as bonusin e qirasë.

Ata thanë se kanë mbetur të zhgënjyer dhe se iu ishte premtuar një apartament në lagjen e re në Spitallë, po ende nuk kanë marrë një zgjidhje dhe janë të pasigurt se çfarë do të ndodhë me ta.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button