Lajme
Kryesore

Dumani raporton në KLP: Intensifikohet bashkëpunimi rajonal, 33 zyrtarë të lartë nën hetim nga SPAK

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka raportuar sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi punën e SPAK gjatë vitit 2024, duke theksuar rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe fokusin në luftën kundër korrupsionit.

“Gjatë vitit 2024 kemi intensifikuar bashkëpunimin me Greqinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Po punohet edhe me Serbinë me qëllim rritjen e kontakteve”, u shpreh Dumani. Ai shtoi se SPAK është përqendruar në përmbushjen e rekomandimeve të Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit, kreu i SPAK nënvizoi se aktualisht janë 33 zyrtarë të lartë nën hetim, ndërsa 19 prej tyre janë dërguar në gjykatë.

“Për 10 funksionarë publikë janë dhënë dënime të formës së prerë gjatë vitit 2024. Hetimet kanë treguar se korrupsioni ushtrohet në mënyra gjithnjë e më të sofistikuara,” theksoi ai.

Dumani vuri në dukje se është rritur numri i kallëzimeve nga qytetarët, çka tregon besim në institucion, ndërsa është shënuar një ulje e kallëzimeve të ardhura nga Policia e Shtetit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button