Bota

Dronë pranë bazave ushtarake në Danimarkë, dyshohet për “sulm hibrid”

Dronë të panjohur janë parë pranë disa objekteve ushtarake në Danimarkë, përfshirë edhe bazën më të madhe ajrore të vendit në Karup, duke detyruar mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore të zonës. Incidenti ndodhi të premten rreth orës 20:15 dhe zgjati disa orë, njoftoi policia daneze.

Oficeri i detyrës, Simon Skelsjaer, tha për AFP se policia nuk ka mundur të përcaktojë origjinën e dronëve, pasi nuk janë qëlluar, ndërsa shtoi se po bashkëpunojnë ngushtë me ushtrinë për hetimet.

Ministria daneze e Mbrojtjes konfirmoi se gjatë natës janë vërejtur dronë edhe pranë instalimeve të tjera ushtarake, pa dhënë detaje shtesë.

Ky është incidenti më i fundit në një varg aktivitetesh të dyshimta me dronë në Danimarkë, pas të cilave autoritetet paralajmërojnë për rrezikun e sulmeve hibride. Edhe pse nuk ka prova që të lidhin rastin me Rusinë, shqetësimet për cenueshmërinë e vendit mbeten të larta.

Raporte për lëvizje të ngjashme dronësh janë dhënë së fundi edhe në Gjermani, Norvegji dhe Lituani.

Për fat, mbyllja e përkohshme e hapësirës ajrore nuk ndikoi në fluturimet civile, pasi në atë kohë nuk kishte udhëtime të planifikuara.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button